Biletat për ndeshjen Kosove – Mali i Zi u avulluan për vetëm 10 minutave. Qytetarët e Kosovës kanë treguar interesim të madh për të siguruar bileta për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian, shkruan Periskopi.m Megjithatë jo të gjithë e kanë për qëllim shikimin e ndeshjes, shumë prej tyre duan që të përfitojnë përmes shitjes së biletave në tregun e zi. Në faqet online ku bëhet shitja e biletave mund të shihet një numër i madh në tregun e zi.

Në sektorin Jug, biletat ‘në të zezën’ shiten për 100 euro, derisa çmimi i tyre real është 5 euro. Në pjesën lindore, ku një biletë kushton 10 euro, në treg të zi shitet 60 euro. Ndërkaq, për sektorin Perëndim, ku çmimi i biletave sillet nga 15 në 20 euro, në treg të zi ato po shiten për 150 euro. Takimi Kosovë – Mali i Zi zhvillohet neser (e hënë) me fillim prej orës 20:45 në “Fadil Vokrri”

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu