Gjykata e Prishtinës e gjeti fajtor Visar Qukovcin për veprën penale pjesëmarrje në terrorizëm. Visar Qukovci është dënuar me burgim prej 5 vite e 6 muaj për veprat penale organizmin dhe pjesëmarrje në terrorizëm dhe keqtrajtim, apo braktisje e fëmijës.

Sipas aktakuzës së prokurorisë Visar Qukovci, në prill të vitit 2014 me qëllim që t’i bashkëngjitet organizatës terroriste ISIS së bashku me A. U., nga fshati Nerodime Komuna e Ferizajt, kishin lëshuar territorin e Kosovës për të shkuar në Siri. Sipas aktakuzës, rruga që kishte përshkuar i akuzuari Visar Qukovci ishte Hani i Elezit për në Maqedoni, pastaj nga Maqedonia në Bullgari, pastaj nga Turqia në Siri.

Prokuroria thotë së i akuzuari Qukovci, me të mbërritur në Siri ishte pritur nga pjesëtarët e kësaj organizate e më pas ishte sistemuar si infermier në spitalet ushtarake të ISIS-it, e gjatë gjithë kohës ishte i veshur me uniformë, i pajisur me armë automatike dhe jelek me eksploziv (hizam).

Poashtu i akuzuari Visar Qukovci në shtëpinë që ia kishin dhënë anëtarët e ISIS-it, e kishte veshur me jelek me eksplozivë (hizam) djalin tre vjeçar duke i dhënë edhe automatikun i kishte thënë “merre kallashin gjuaj bam-bam”, të gjitha këto veprime i ka inçizuar në video kamerë. Në dhjetor të vitit 2017, i akuzuari Qukovci ishte arrestuar nga forcat demokratike siriane ku ka qëndruar deri në prill të këtij viti pastaj është riatdhesuar në Kosovë.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu