Së fundi është raportuar se në disa spitale të Kosovës, ka pasur mungesë si dhe vështirësi në furnizim me oksigjen, në kohën kur numri i pacientëve të shtrirë brenda tyre është i madh, për kapacitet që kanë.

Kryetari i Gjilanit, Lutfi Haziri për IndeksOnline ka bërë të ditur se tani është arritur një marrëveshje mes ministrive të të dyja shteteve, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut për mbështetje të ndërsjellë sa herë që ka nevojë për furnizim me oksigjen.

“Ministrat e dy qeverive kanë arritur marrëveshje për mbështetje të ndërsjellë në rast nevoje për furnizim me oksigjen. Oksigjeni dhe furnitori duhet të jetë i certifikuar gjithashtu. Për momentin gjendja është stabilizuar”, tha Haziri për IndeksOnline.

Ndërsa të martën, zëvendësi i Hazirit, Arbër Ismajli, bëri të ditur se janë në negociata me kryetarin e Kumanovës për të arritur një marrëveshje në lidhje me furnizimin me oksigjen.

Ndryshe në Gjilan deri tani 2.828 persona kanë rezultuar pozitivë me virusin korona, 2.395 janë shëruar, 85 pacientë e kanë humbur betejën, 349 raste janë aktive ndërsa të shtrirë në Spitalin Rajonal të Gjilanit janë 53 persona të infketuar./Indeks/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu