nfermierja 58 vjeçare e maternitetit të Pesenti-Fenaroli në Bergamo, Ivana Valoti, ka vdekur dje si pasojë e koronavirusit.

Ajo lë pas të shoqin dhe dy fëmijë, teksa disa ditë më parë kishte humbur nënë e saj gjithashtu nga koronavirusi vrasës.

Kolegët e saj i bënin homazhe në rrjetet sociale: «Kishe ndihmuar të lindin mijëra fëmijë, ishe pikë referimi për shumë nëna në momentet e tyre të vështira. Do të na mungosh shumë Ivana!», shkruante kryebashkiaku i qytezës së vogël bergamaske ku deri tani koronavirusi ka vrarë të paktën 50 njerëz.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu