Ministri francez i Shëndetësisë, Oliver Veran ka paralajmëruar sot njerëzit të bëjnë kujdes me barnat që marrin! Ai u shpreh se medikamente si ibuprofeni apo kortizonet mund të jenë faktorë që ndikojnë në agravimin e koronavirusit.

“Të marrësh ibuprofen apo kortizonë, mund të ndikosh për keq tek një infeksion i tillë si koronavirusi. Në rast se keni temperaturë merrni një paracetamol. Nëse aktualisht po pinit anti-inflamatorë si ato që përmendëm më lart, duhet të kosultoheni me mjekun gjatë kësaj periudhe.”- shkruan ministri francez në Twitter.

Mesazhi i tij u përhap me shpejtësi dhe njerëzit tani duan një shpjegim më te detajuar për të ditur se ku bazohet ai për të dalë në të tilla përfundime.

Kohët e fundit, Franca ka reduktuar shitjen e ibuprofen-it duk e marrë parasysh rrezikun që vjen prej këtyre barnave gjatë kësaj kohe. Ibuprofeni thuhet se e bën edhe më keq infeksionin duke shkaktuar komplikime të mundshme tek i sëmuri.

“Inflamacioni është reagim i sistemit imunitar ndaj një infeksioni apo një dhimbjeje. Në këtë situatë, duke marrë anti-inflamatorë të tillë për të “maskuar” këtë përgjigje të trupit, përkeqësoni gjendjen sepse fshihni shenjat që tregojnë sa serioze mund të jetë situata. Kështu e bëni më të vështirë diagnozën dhe më tej trajtimin.”– shkruan Le Figaro.

Madje, në provat që janë bërë deri më tani tek kafshët ka rezultuar se ibuprofeni shkakton rritjen e bakterit.

Deri më tani, Franca ka 4499 të prekur nga koronavirusi dhe 91 viktima./Burimi: Le Figaro

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu