Ditë vrasjesh në masë mund të quhet 24 orëshi i fundit teksa prej koronavirusit të Wuhan kanë gjetur vdekjen 242 persona vetëm në provincën e Hubei, epiqendra e epidemisë në Kinë.

Autoritetet lokale kanë bërë të ditur se numri i përgjithshëm i vdekjeve në provincë është përkeqësuar në 1369 kurse 15 000 rastet e reja të konstatuara e kanë çuar numrin total të të infektuarve në 60 335  kurse numri i të shëruarve është 3440.

Autoritetet kineze kanë sqaruar se shtimi i rasteve të prekur nga infeksioni lidhet me modifikimin e parametrave diagnostikues. Autoritetet shëndetësore të provincës epiqendër të shpërthimit të epidemisë thanë se kanë ndryshuar kriteret për konfirmimin e rasteve të infektimit, duke siguruar diskrecion më të madh për mjekët që të vendosin nëse një pacient është i infektuar, gjithashtu edhe për të lehtësuar qasje më të shpejtë në trajtim.

Por ndërkohë, disa ekspertë kanë shprehur shqetësime se shkalla e shpërthimit të epidemisë mund të jetë shumë më e madhe nga sa sugjerojnë të dhënat kineze, kryesisht për shkak të shqetësimeve për gabime të mundshme në diagnostikim.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu