Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës, tashmë kanë finalizuar një draft marrëveshje, sipas të cilave janë ndarë rolet kryesore nëpër ministri dhe ato të zëvendës ministrave.Një burim brenda LDK-së, i ka thënë Gazetës Blic, se përkundër disa zërave të sotëm, koalicioni mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike, është punë e kryer.Sipas tij, tashmë ekipet e të dyja partive do të merren vesh për programin qeverisës, duke shtuar se gjithçka tjetër ka përfunduar.

Sipas marrëveshjes, që e ka siguruar Gazeta Blic, LVV dhe LDK, janë pajtuar për ndarjen e ministrive, teksa për disa prej tyre edhe për postet e zv.ministrave.Kryetari i Kuvendit, do të jetë posti i parë që i është dhënë Lidhjes Demokratike të Kosovës.Po ashtu, sipas marrëveshjes, partia e Isa Mustafës, do ta ketë edhe zv.kryeministrin e parë, në qeverinë që pritet ta udhëheq Albin Kurti.


Në këtë marrëveshje, është paraparë edhe ndarja e posteve për ministritë tjera.LDK-së i kanë takuar këto ministri: Ministria e Punëve të Jashtme, Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, Ministria e Financave dhe Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit.


Burime të Gazetës Blic brenda partive politike, thonë se parashihet që LDK ta ketë postin e zv.ministrave të dytë në të gjitha ministritë që u përmendën më lartë.Ndërsa, Lëvizja Vetëvendosje, sipas marrëveshjes do të udhëheq me kryeministrinë, e në krye të saj pritet të jetë Albin Kurti.Kurse, sa i përket ministrive, Vetëvendosje do të udhëheq me Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Drejtësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë.Po ashtu, dy ministri janë paraparë për komunitetet: Ministria për Kthim dhe Komunitete dhe Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor.

Ministria e Diasporës dhe ajo e Integrimeve Evropiane do të shkrihen në Ministrinë e Punëve të Jashtme.Ndërsa, ministria e Administratës Publike do të jetë në kuadër të ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal.E sot, pati një përplasje mes zyrtarëve të LDK-së. Teksa, tashmë ishin ndarë postet në një marrëveshje të brendshme mes dy partive dhe fillimit të punës nga ana e ekipeve punues, doli nënkryetari i LDK-së, Agim Veliu, i cili dha goditje të rënda për këtë veprim. Ai tha se nuk është i kënaqur me rezultatin zgjedhor të LDK-së, duke dhënë kritika edhe për Vjosa Osmanin.

Veliu po ashtu, gjatë ditës theksoi se koalicioni me Lëvizjen Vetëvendosje, është i pamundur, teksa ka shtuar se shkak për këtë sipas tij, janë ndarjet e mëdha në programet e të dyja partive. E i menjëhershëm ishte reagimi, i zëdhënësit të LDK-së Besian Mustafa, i cili tha se LDK tashmë i ka pezulluar negociatat me Lëvizjen Vetëvendosje.

Kjo ngjalli reagime të shumta gjatë ditës, teksa filluan që të pushojnë zërat, në momentin kur në skenë doli kryetari i LDK-së, Isa Mustafa.Ai tha se ekipet e të dy partive do të vazhdojnë punën, por ekipet politike nuk do të kenë takime, deri në certifikimin e zgjedhjeve nga ana e KQZ-së.Njësoj deklaroi edhe kandidatja për kryeministre në zgjedhjet e 6 tetorit, Vjosa Osmani.Këto deklarime, bënë që zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, të flas prapë dhe ta përmisojë vetën.Në reagimin e dytë, Mustafa, potencoi se se diskutimet do të vazhdojnë mes grupeve punuese për përafrimin e programit qeverisës, ashtu siç deklaroi edhe kryetari i LDK-së Isa Mustafa, e kandidatja e kësaj partie për kryeministre, Vjosa Osmani.

“Nuk ka pezullim të diskutimeve! Po vazhdojnë diskutimet mes grupeve punuese të LDK-së dhe LVV-së për përafrim të programeve tona. Diskutimet në nivel politik për bashkëqeverisjen LDK-LVV vazhdojnë pas certifikimit të rezultate nga KQZ-ja”, ka thënë Mustafa.Ditëve në vijim, KQZ, pritet të jap rezultatet finale, teksa Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike, pritet që deri në atë kohë ta finalizojnë edhe programin qeverisës të tyre.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu