Prishtina vazhdon të jetë një nga qytetet me kaosin më të madh urbanistik, por gjendja aspak më mirë nuk është edhe sa i përket trafikut rrugor.

Përveç kolonave të mëdha, e pritjeve të gjata, shpesh kemi parë edhe makina të parkuara vend e pa vend, si në hapësira të gjelbra e deri para hyrjes së objekteve banesore.

E disa nga qytetarët nuk e kanë problem të parkojnë edhe në vendet në të cilat ndalohet parkimi. Kështu ka vepruar një qytetar i cili ka larguar shtyllat mbrojtëse të trotuarit, për t’i bërë një vend makinës së tij.

Në një video të publikuar nga “Vrojtuesit e lagjes” në Facebook, shihet qytetari duke larguar shtyllat e vendosura në trotuar për ta parkuar makinën e tij.

https://www.facebook.com/watch/?v=418258948997439

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu