Një ngjarje shumë e rë ka ndodhur tek “banesat e lesnes” para disa minutave shkruan GazetaFlash24.

Sipas informacioneve nje person eshte therur me thike dhe menjehere eshte derguar per trajtim mjeksor.

Mosha e personit që u ther është 26 vjeçar.

Lajmin për Gazetën Flash24 e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës Daut Hoxha.

“Ju njoftoj se me datë 11.11.2020 rreth orës 21:45 Policia ka pranuar informatën se një person është i therur me thikë, afër lokaleve te Lesnës. Menjëherë njësitet policore kanë dalë në lokacion. Personi i lënduar mashkull (viti i lindjes 1994) është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njësitet kompetente policore janë duke kryer hetime për të sqaruar të gjitha rrethanat e ndodhjes së këtij incidenti”, thuhet në përgjigjen e PK-së.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu