Zonja nga Peja e cila mbrëmë solli lot dhe emocion për të gjithë shikuesit kur ofroi ndihmë për Shqipërinë, është Gjyljeta Devolli.

Ajo harroi sëmundjen e rëndë të kancerit me të cilën përballet, dhe hapi zemrën e saj duke dhuruar mjete financiare për shqiptarët e prekur nga tërmeti i fuqishëm prej 6.4 shkallë të Rihterit.

”Unë jam e sëmurë nga kanceri. Dëshiroj t’i dhuroj 50 euro”, u shpreh ajo mes lotëve në Klan Kosova në një linjë telefonike të drejtpërdrejtë.

Një akt të tillë bamirësie, vështirë se e përballuan të gjithë pasi mes lotësh u përmbyll edhe emisioni ku po grumbulloheshin donacione për ta ndihmuar Shqipërinë.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu