Lansimi i një rakete kineze që mban një sondë për të nxjerrë mostra të shkëmbinjve nga Hëna ishte i suksesshëm, tha një zyrtar i Administratës kombëtare hapësinore të Kinës në televizionin shtetëror, raporton Reuters.

Komandanti Zhang Xueyu dha këtë deklaratë rreth 75 minuta pas nisjes së avionit në provincën Hainan në Kinën veriore.

Anija kozmike supozohet të sjellë materiale nga sipërfaqja e Hënës për herë të parë në më shumë se 40 vjet.

Misioni Chang’e 5, i quajtur sipas perëndeshës kineze të Hënës, do të përaqesë përparim të madh të programit hapësinor të Kinës nëse do të jetë plotësisht i suksesshëm.

Misioni gjithashtu synon të provojë aftësinë e Kinës për të mbledhur në distancë mostra nga hapësira, përpara misioneve më komplekse.

Anija kozmike pritet të jetë në sipërfaqen e Hënës për dy ditë, ndërsa i gjithë misioni është planifikuar të zgjasë 23 ditë.

Qëllimi kryesor i misionit është të depërtojë në thellësi prej dy metrash nën sipërfaqen e Hënës, të mbledhë rreth dy kilogramë gurë dhe material tjetër dhe ta sjellë atë në Tokë, sipas agjencisë amerikane të hapësirës NASA.

Kjo do t’u jepte shkencëtarëve mundësinë e parë për të studiuar materiale të reja nga Hëna nga koha e misioneve amerikane dhe ruse nga vitet 60 dhe 70 të shekullit të kaluar.

Shtetet e Bashkuara, të cilat aktualisht planifikojnë të dërgojnë astronautët përsëri në Hënë deri në vitin 2024, gjatë gjashtë fluturimeve nën programin Apollo, nga 1969 deri në 1972, sollën 382 kilogramë gurë dhe kripë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu