Prokurori, Enver Krasniqi, që vdiq mbrëmjen e së mërkurës përveç rastit të 2.1 milionëshit, para të cilat u vodhën nga thesari i shtetit, po hetonte edhe raste të tjera të rëndësishme.

Njëri ndër rastet e bujshme në të cilën ishte prokuror, Krasniqi i cili po dyshohet se humbi jetën nga infarkti është edhe rasti “Veteranët”, për listat e veteranëve.

Ishte pikërisht prokurori Krasniqi që kishte kërkuar që të pezullohej pagesa për mbi 19 mijë veteranë deri në përfundimin e procesit gjyqësor.

“Rrjedh se përfitues nga buxheti janë persona të tretë, dhe në një situate të tillë ku si rezultat i veprës penale përfitojnë persona të tretë përcaktohen rregullat për mbrojtjen e interesit të të dëmtuarit e që në rastin konkret kemi të bëjmë me buxhetin e R. Kosovës. Andaj bazuar në faktin se personat e tretë nga fillimi i vitit 2015- deri në gusht 2018 kanë përfituar mbi 88 milion euro.”, kishte deklaruar prokurori.

Ndërsa ky prokuror po merrej edhe me rastin “Kasaforta e Presidencës”, ku dyshohet se persona të paautorizuar kishin tentuar të merrnin dokumente sekrete nga kasaforta e presidencës.

Deri më tani po dyshohet se prokurori i këtyre rasteve vdiq nga infarkti gjatë kohës që ishte duke luajtur futboll.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu