Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur sot rezultatet përfundimtare të komunës së Podujevës dhe Mitrovicës Veriut.

Rezultatet përfundimtare për Komunën e Podujevës janë, PDK me kandidatin Naim Fetahu ka marrë 12.3 përqind, LDK me kandidatin Nexhmi Rudari 35.8 përqind dhe LVV me Shpejtim Bulliqin 51.9 përqind.

Bulliqi shihet se ka pasur një distancë të madhe të votave nga LDK’ja prej rreth 16%, në vendin të cilin dikur njihej si bastioni i Lidhjes Demokratike.

Këtë humbje në bastionin e saj, LDK’ja e ka quajtur si fitore të VV’së duke mashtruar njerëzit dhe duke rënë pre e propagandës së tyre.

Ndërkohë, KQZ njofton se në komunën e Mitrovicës Veriore, LVV me kandidatin Erden Atiq 4.0 përqind, kandidati i pavarur Dusan Milunoviq 2.9 përqind, Lista Serbe me kandidatin Milan Radojevic 89.5 përqind dhe kandidati i PDK-së, Florent Azemi me 3.6 përqind.

Kujtojmë se këto dy komuna shkuan në zgjedhje të jashtëzakonshme për kryetar të komune, pasi që kryetarët e komunave dhanë dorëheqje për t’u bërë ministra në Qeverinë e Kosovës.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu