Aksi’dentet në trafik me fatalitete e kanë tronditur Kosovën, ku brenda 24 orëve të fundit kanë ndodhur tri të tilla, ku humbën jetën 5 persona, e disa të tjerë të lënduar.

Aks’identi i parë ndodhi mbrëmjen e së premtës rreth orës 22:40 në magjistralen Gjilan-Ferizaj, saktësisht në fshatin Budrigë e Epërme.

Si pasojë e këtij aksidenti humbën jetën dy pasagjeret e veturës, kurse lëndime trupore marrin vozitësit e dy veturave.

Ballkani.info merr vesh se dy personat që humbën jetën mbrëmë në Budrigë janë nga fshati Remnik i Vitisë.

Burimet tona thonë se në këtë aksident kanë humbur jetëm dy vëllezërit, Shpend dhe Fidan Ibrahimi.

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani.

“Mund ta konfirmojmë se ka ndodhur një aksident i rëndë trafiku. Dy persona kanë humbur jetën ndërkaq dy të tjerë kanë mbetur të lënduar”, ka thënë Hashani.

Hashani ka bërë të ditur se trupat e pajetë të vik’timave janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Në anën tjetër, sot në Autostradën “Ibrahim Rugova”, konkretisht në km e 36-të Vërmicë-Prishtinë (fshati Peqan Suharekë) nga aksi’denti kanë humbur jetën dy persona dhe tre të tjerë kanë mbetyr të lënduar.

Ndërsa aks’identi tjetër ndodhi në magjistralen Lipjan-Shtime rreth orës 11:40, ku mbeti një person pa shenja jete dhe dy të tjerë të lënduar.

Aty ishin të përfshira dy vetura.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu