Këshilltari i Ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Veliut, Bajram Gecaj përmes një statusi në facebook ka kërkuar nga kryeparlamentarja Vjosa Osmani që t’i mbrojë deputetët nga sulmet sic ka thënë ai jodemokratike.

Ai thotë se Osmani e ka për obligim që të mbrojë Kuvendin nga sic ka thënë ai sulmet jodemokratike dhe brigadeske, transmeton GazetaFlash24.

“Kryeparlamentarja ka obligim të siguroi mbrojtjen e Kuvendin nga sulmet jodemokratike e brigadeske të radhës”, ka thënë ai.

Ky reagim vjen pasi që Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se do ta ndalojnë zëvendëskryeministrin që të marrë pjesë në seanca./GazetaFlash24.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu