Profesori i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, ka kërkuar nga Prokuroria dhe KQZ-ja që Lista Serbe të shpallet jokushtetuese. Analisti politik një herësh edhe profesor i së Drejtës Ndërkombëtare, Vigan Qorrolli, thotë se Prokuroria e Shtetit ka prova të mjaftueshme të iniciojë hetim penal lidhur me sigurimin joligjor të votave nga Serbia si dhe për rastin e helmimit të sotëm të ndodhur në KQZ.

Duke e parë këtë situatë, Qorrolli përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin social Facebook, ka kërkuar nga organet përgjegjëse që Lista Serbe të shpallet jokushtetuese, shkruan lajmi.net. Lista Serbe reagon pas helmimit të zyrtarëve të KQZ-së nga zarfet e ardhura nga Serbia. Sipas Qorrollit, kjo duhet të bëhet pasi që siç është shprehur ai, Lista Serbe përveç që nuk e pranon rendin juridik të Kosovës, ajo po e shantazhon dhe po e helmon Kosovën me vrerin e Millosheviqin të viteve të ’90-ta.

Reagimi i plotë i Qorrollit pa ndërhyrje:

Shteti i Kosoves e ka raportin zyrtar te vezhguesve nderkombetar per zgjedhjet e 6 tetorit — ku thuhet troç se serbet kosovare jane intimiduar, shantazhuar dhe kercenuar — ne menyre qe t’ia japin voten e tyre nje partie te caktuar politike [Lista Srpska].

Gjithashtu, votat e serbeve kosovare qe jetojne ne Serbi, jane siguruar permes te njejtes metode. Prokuroria e Shtetit ka baze te mjaftueshme juridike te inicoje hetim penal per sigurimin joligjor te ketyre votave dhe me rastin e helmimit te sotem te ndodhur ne KQZ — te kerkoje prane gjykates kompetente shpalljen si jokushtetuese te kesaj partie politike. Kjo per shkak se Lista perveç se nuk e pranon rendin juridik te Kosoves, e shantazhon dhe e helmon Kosoven me vrerin e Millosheviçit te viteve te 90’ta.

Per me teper keto vota jane sjellur ne Kosove nga Zyra nderlidhese e Serbise ne Prishtine — krejtesisht kunderligjshem, sepse Ligji per Zgjedhjet e Pergjithshme, nuk e lejon votimin neper ambasadat ose konsullatat e Kosoves. Nje zyre diplomatike e huaj, si ajo serbe ne Prishtine, nuk ka tager ligjor, te beje bartjen e votave ne menyre kolektive ne nje jurisdiksion te huaj — kompetent per mbajtjen e zgjedhjeve.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu