Policia e Kosovës ka marrë sot një informacion se në ora 11:00 në magjistralen Prishtinë-Ferizaj, një qytetar nga vetura e tipit Audi kishte kërcënuar një person dhe kishte ikur në vendin e ngjarjes.

Mirëpo të menjëhershëm ishin reagimet e Policisë së Kosovës. Ata i janë vënë në ndjekje të dyshuarit dhe shpejtë kanë bërë lokalizimin e veturës.

Zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinë, Agron Borovci ka konfirmuar këtë lajm për IndeksOnline, duke treguar kështu detaje.

“Kësisoj vetëm pak minuta më vonë policia ka arritur që në hyrje të Prishtinës ta ndaloj veturën e dyshuar si dhe të arrestoj dy të dyshuarit ; A.  D, 33 vjeç, mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës, si dhe  N. B, 41 vjeç, mashkull, shtetas I Republikës së Kosovës”, tha ai.

Ai ka treguar se personave në fjalë pas kontrollit të detajuar i janë gjetur dhe sekuestruar, një revole të tipit STEYR, L9-A1 ,  një karikator, si dhe  tridhjetë e dy copë fishek.

“Policia bashkërisht me prokurorin e shtetit kanë bashkërenduar veprimet hetimore me qëllim të ndriçimit të rrethanave të rastit, për të proceduar edhe më tej të njëjtin”, ka shtuar ai./Indeksonline

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu