Lideri i AAK-së, kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka reaguar ndaj Serbisë e cila po armatoset me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina.

Haradinaj thotë se armatimi i Serbisë është kërcënim i drejtpërdrejt për Kosovës.

Ai thotë se, Serbia duhet ta ndal këtë çmenduri para se të bëhet vonë.

“Armatosja e vazhdueshme e Serbisë me pajisje ushtarake nga Rusia dhe Kina (Pancir, Sisteme të Mbrojtjes Ajrore, Dronë etj) është kërcënim i drejtpërdrejtë për Kosovën, paqen e brishtë në rajon, si dhe perspektivën Euro-Atlantike.

Serbia duhet ta ndalë këtë çmenduri para se të bëhet vonë!”, shkruan Haradinaj në Facebook

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu