Anëtari i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Hoti është arrestuar nga Policia e Kosovës, pas kërcënimit që ia bëri kreut të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit.

Hoti është dërguar në mbajtjer për 48 orë.

Kjo është konfirmuar për lajmi.net nga zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Daut Hoxha.

“Policia e Kosovës ka trajtuar informacionin e publikuar ne rrjete sociale dhe sipas detyrës zyrtare ka ndërmarr veprimet konform autorizimeve ligjore duke trajtuar rastin si ‘shtytje në vrasje’. Të gjitha veprimet janë ndërmarr në bashkëpunim dhe koordinim me organet e drejtësisë, personi i dyshuar është kërkuar dhe nuk është gjet në shtëpi, të njëjtit i është lëne ftesa për paraqitje të menjëhershme në polici dhe janë njoftuar te gjitha njësitet policore se kudo që takohet i njëjti të arrestohet. I dyshuari pas paraqitjes në polici me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme”, ka thënë Hoxha

Hoti kishte shkruar në Facebook, “Albin Kurti i ika 2 rrugë: ose ta lëshojë Kosovën ose të vritet”.  Pastja e kishte fshirë me arsyetimin se ka ndodhur “gabim teknik”. /Lajmi.net/

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu