Ka mbetur edhe pak kohë nga edicioni i ri i festivalit “Kënga Magjike”.Festivali “Kënga Magjike” këtë vit për dallim prej herave të tjera, vjen me disa ndryshime.Këtë gjë e ka bërë të ditur vetë producenti i këtij festivali, Ardit Gjebrea, i cili tregoi detajet.

Se cilët artistë “Big” kalojnë në gjysmëfinale do të vendos publiku, kurse juria vendos për “New Artist”.Ndryshimi i votimit në këtë festival pas 20 vitesh, do të jetë shumë interesant për publikun e me shumë rrezik për artistet pjesëmarrës, pasi kemi parë shembuj kur ka ndodhur që votimi i publikut ta rrëzoje atë të kolegëve (shteteve, në Eurovision), kështu që deri në momentet e fundit, gjith135ka mund të ndryshojë dhe fituesi do të mbetet enigmë deri në fund.Sipas Gjebreas, më 2 dhe 3 shtator janë mirëpritur këngët që do të konkurrojnë këtë vit.
Më 22 shtator do të fillojë faza e parë e prezantimit të artistëve tek “E diela shqiptare”, ku këtë vit për dallim nga vitet e kaluara do të këndohet ‘live’ qysh në fazën e parë. Ky rregull vlenë si për artistë e rinj ashtu edhe ata ‘Big’.Tashmë është bërë e ditur se “Kënga Magjike” këtë vit do të prezantohet nga Ardit Gjebrea dhe Adrola Dushi.

Këtë vit mbahet edicioni 21 i “Këngës Magjike”, ndërsa pritet që gara mes artistëve të jetë më e fortë se vitet e tjera.Ende nuk janë bërë publik, emrat e artistëve që do të marrin pjesë këtë vit në festival, por lajmi.net ka kontaktuar me disa prej tyre, të cilët e kanë konfirmuar pjesëmarrjen.FifiLinda HalimiAnxhela PeristeriKrusitaPjesëmarrjen e konfirmuan edhe Ardit Çuni, Anjeza Branka, Orgesa Zaimi, Erik Lloshi, Flaka Krelani, Juliana Pasha, Yll Limani, Eneda Tarifa dhe vëllezërit Stefi dhe Endri Prifti.Vitin e kaluar fitues i “Këngës Magjike” ishte Flori Mumajesi me këngën “Plas”, e se kujt do ia dorezojë çmimin e parë këtë vit, mbetet të shihet më 7 dhjetor në finalen e madhe.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu