Një zjarr ka shpërthyer në fshatin Vranidoll të Prishtinës ku strehohen refugjatët në mëngjesin e së shtunës.Behar Shala, zjarrfikësi që mori pjesë në aksionin për shuarjen e këtij zjarri, thotë se fatmirësisht askush nuk mbeti i lënduar nga ky zjarr.

“Sot në ora 5 të mëngjesit ne intervenuam në mënyrë profesionale dhe e lokalizuam -fikëm zjarrin në fshatin Vranidoll, te objekti ku strehohen refugjatët. Për fat të mirë nuk kishte të lënduar”, shkroi Shala krahas publikimit të fotografive.Në Vranidoll është qendra e azilit ku më shumë strehohen migrantë nga Siria që kanë ikur për shkak të luftës, raporton Klan Kosova.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu