Ka dy ditë vendi është në bllokim total, ku bizneset dhe gastronomia janë mbyllur.Derisa, 6 komuna u futën në karantinë, duke mos pasur mundësi lëvizjeje jashtë kufijve komunal.Kjo masë, erdhi pas vendimit që mori Qeveria e Republikës së Kosovës bashkë me Ministrinë e Shëndetësisë.Por, një pjesë tjetër e qytetarëve, këtë vikend, ia mësynë Shqipërisë.

Gazeta, sjellë pamje në pikën kufitare në Morinë në orët e mbrëmjes së sotme, ku shihen dhjetëra vetura, teksa presin në radhë për të hyrë në territorin e Kosovës.Kujtojmë që masat në fjalë, vlejnë deri nesër në orën 05:00. Ndërsa sot u regjistruan 730 raste të reja me COVID-19./IndeksOnline

VIDEO

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu