Maurizio Sarri po e do me çdo kusht Kanten.

N’Golo Kante është lojtari që Sarri e dëshiron në Juventus, sipas raportimeve të ‘Daily Mail’, transmeton lajmi.

Ish trajneri i Chelsea beson se mesfushori Kante mund të bëjë një treshe fantastike në mesfushë me Ramsey dhe Pjanic.

Juve beson se shifra që duhet për yllin francez mund të jetë rreth 70 milionë funteve, shifër kjo jo e paarritur për ‘Zonjën e vjetër’.

Sarri ishte kritikuar shumë gjatë kohës sa ishte tek Chelsea, pasi nuk e aktivizonte Kanten në pozitën e tij natyrale.

Mbetet të shihet nëse italiani do t’ia arrijë ta marrë francezin në Itali.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu