Qytetarë të shumtë kanë nisur të mblidhen para zyrave të LDK-së në Podujevë pas mbylljes së qendrave të votimit.

Në një konferencë për media, kandidati i LDK-së, Nexhmi Rudari, ka fajësuar mediat kur është pyetur në lidhje me grumbullimin qytetarëve para zyrave në kohë pandemie.

“Nuk e kemi pritur këtë masë, ne kemi qenë të mbledhur vetëm si shtab zgjedhor. Prezenca e mediave ka shtyrë që qytetarët të vinë dhe të shfaqin mbështetjen e tyre për LDK-në”, ka thënë Rudari në një konferencë për media, ku gjithashtu tha se është duke prirë me fitore në këtë komunë, transmeton Zeri.info.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu