Anëtari i Kryesisë së AAK-së, Gazmend Abrashi, ka bërë të ditur se do të jetë pjesë e legjislaturës së re të Kuvendit të Kosovës.

Abrashi përmes një statusi në Facebook ka shkruar se “ndjehet falënderues”, duke lënë të nënkuptohet se ka fituar votat e mjaftueshme që të jetë një nga deputetët e rinj të AAK-së.

Kujtojmë se Abrashi është anëtar i Kryesisë së AAK-së.

AAK e cila ishte në koalicion parazgjedhor me PSD-në doli e katërta në zgjedhjet e 6 tetorit me rreth 12 % të votave të fituara. /Reporteri.net/.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu