Punëtorët e Postës dhe Telekomit të Kosovës, janë duke protestuar para objektit të Qeverisë së Kosovës pas bllokimit të llogarive të Telekomit. Policia e ka dalur në vendin e ngjarjes dhe po kërkon shpërndarjen e protestuesve.

Njëri prej udhëheqësve të protestuesve e mirëpriti kërkesën e policisë por paralajmëroi se neser qysh në ora 08:00 do të hyjnë në grevë të gjithë punëtorët transmeton GazetaFlash24.net


Zëvendëskryeministri i Kosovës, Besnik Tahiri ishte në vend të ngjarjes së bashku me protestuesit, të cilët po i drejtoheshin atij se “ju jeni hajna” “ti je hajn”.

Ai iu kundërpërgjigj protestuesve menjëherë duke iu thënë : “Jeni ma hajna se unë se une jam ma njeri se ju “

“Nuk jam hajn jam njeri përfaqsuses, neser qeveria do tja jep kësaj një zgjedhje” u shpreh Tahiri.

Ai premtoi dhe kërkoi falje publikisht dhe se do ta nis këtë kërkesë në kabinet e te Qeveria ,Kryeministri Hoti për përgjigjjien deri në afatin më të shkurtër kohorë.

E në rast se nuk merret parasysh kërkesa e punëtorëve të Telekomit, protesta dhe greva e tyre do të vazhdojë paralajmëruan protestuesit./GazetaFlash24.net

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu