Sulmi fizik që Dardan Molliqaj i PSD-së ia bëri Haki Abazit të Vetëvendojes, pas përfundimit të një emisioni televiziv, ka ngjallur edhe reagimin e gazetares së njohur kosovare Jeta Xharra, shkruan gazeta online veriu.info.

Xharra ka akuzuar se edhe mund të zhduken videot ku shihet sulmi i Molliqajt mbi Abazin, por ajo ka thënë se historia nuk shkruhet nga njerëzit që paguajnë për të zhdukur video.

Gazetarja ka publikuar një video, që siç ka thënë ajo nuk mund ta zhduk krimi i organizuar, e ku shihet babai i Haki Abazit në një intevistë pasi kaloi 30 ditë burg në Serbi më 2012 për shkak të punës së tij gjatë viteve të 90-ta, transmeton veriu.info.

Xharra ka theksuar që po të mos ishte puna e Hasan Abazit dhe shumë të tjerëve ne nuk do të mund të shkolloheshim e as mbijetonim si komb.

Postimi i plotë i Jeta Xharrës:

Ne Kosove nashta edhe mundesh me pagu qe me t’u zhduk xhirimi i kamerave te sigurise qe me mbulu marren e kandidatit tand per deputet, por shyqyr historia nuk shkruhet prej atyne qe pagujne me zhduk video.

Qe nje video qe sun e zhduk krimi i organizum: Hasan Abazi (per te cilen PSD tha qe ka punu me Serbi), ne interviste te Drejtesia ne Kosove, pasi qe i kaloi 30 dite ne burg ne Serbi ne 2012, nen akuza qe ka qene aktivist “irredentist qe ka punu kunder Serbise ne vitet e 90ta”! Sot e kesaj dite, Hasan Abazi ka fletarrest aktiv, te pergatitun ne kohen qe Daqiqi ishte MPB ne Serbi.

Rrena gjith kamt e shkurta i ka!

Hasan Sindikalist Abazi, po te mos ishte puna juaj ne te 90tat dhe e shume njerezve si ju, shume prej nesh as nuk kishim mujt me u shkollu ne shqip, as qe kishim mujt me mbijetu si komb! Faleminderit cka ke ba edhe atehere edhe pas lufte si sindikalist. Zgjedhjet vine e shkojne e ne qytetaret te jemi pergjithmone falenderues!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu