Ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi ka marrë fjalën shkurtimisht para Gjykatës Speciale, ku po paraqitet për herë të parë.Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” kur përshkruajnë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.Krasniqi e ka kritikuar ashpër cilësimin e Speciales si “ndërmarrje e përbashkët kriminale” kur përshkruajnë anëtarët e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK-së.

“Në aktakuzë po na quani ndërmarrje e përbashkët kriminale. Unë deklaroj sot se kurrë në jetën time, në asnjë rast të vetëm nuk i kam trajtuar njerëzit as kaq, sa e si më trajtuat mua, nga ndërtesa e burgut e deri në këtë ndërtesë. E theksoj, s’kam trajtuar kurrë kështu njerëz”, ka thënë ndër tjerash Krasniqi.Ka nisur seanca gjyqësore ku ish-kryeparlamentari i Kosovës, Jakup Krasniqi është paraqitur për herë të parë para Dhomave të Specializuara, që njihen si Gjykata Speciale.

Në paraqitjen e parë, Krasniqi ka të drejtë ta zgjedh një avokat mbrojtës ose kjo t’i caktohet nga Specialja. Në këtë paraqitje, atij i lexohen akuzat dhe informohet se brenda 30 ditësh duhet ta deklarojë fajësinë apo pafajësinë në lidhje me to. Ai mund të deklarohet rreth fajësisë apo pafajësisë qysh në paraqitjen e parë.

Të mërkurën, ish-kryeparlamentari Jakup Krasniqi u arrestua dhe u dërgua për në paraburgimin e Dhomave të Specializuara. Për në të njëjtin destianacion, me një avion ushtarak, të nesërmen u nisën edhe ish-bashkëpunëtorët e tij në luftë, ish-presidenti Hashim Thaçi, ish-kryetari i PDK-së, Kadri Veseli dhe shefi i Grupit Parlamentar të LVV-së, Rexhep Selimi.

Arrestimet erdhën pasi një gjyqtar i procedurës paraprake i Gjykatës Speciale, ka konfirmuar aktakuzat ndaj katër ish-krerëve të UÇK-së.Ata akuzohen për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit. Aktakuza i bën përgjgjës Thaçin, Veselin, Krasniqin e Selimin për një sërë krimesh që pretendohet se janë kryer në disa qendra ndalimi gjatë viteve 1998-1999. Prokuroria e Specializuar i akuzon krerët e UÇK-së se kanë qenë ose duhej të ishin në dijeni të këtyre krimeve.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu