Numri i të prekurve me koronavirus vazhdon të rritet në Kosovës duke arritur shifrën prej 13 personave, raporton Gazeta Online Veriu.info

Mbrëmë vonë bazuar në rezultatet e testimeve janë konfirmuar edhe 4 raste të reja, të gjitha nga fshati Stubëll, familjarë të pacientit të diagnostifikuar pozitiv me COVID-19.

Këtë e ka bërë të ditur vet ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, para pak minutash përmes një statusi në facebook.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë,

Mbrëmë vonë, bazuar në rezultatet e testimeve u konfirmuan edhe katër raste të reja pozitive me COVID-19. Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me COVID-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë.

Në këtë situatë vetëdija dhe ndihma e juaj është e domosdoshme. Mbani distancë nga tjetri. Reduktoni daljet veç në raste emergjente. Ndiqni rekomandimet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik.

Ju faleminderit për mirëkuptim!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu