Nuk ka mbarim debati për sulmuesin më të mirë në botë.

Së fundi ka folur edhe njëri prej futbollistëve më të mirë në botë të të gjitha kohërave, Lionel Messi.

Sipas argjentinasit, braziliani Ronaldo është sulmuesi më i mirë. Përkundër se është brazilian, fantazisti nuk ka nguruar ta lavdërojë ish-futbollistin e Barcelonës, Interit dhe Real Madridit.

“Ronaldo (Nazario) ishte fenomen. Nga të gjithë sulmuesit që i kam parë, ai ishte më i mirë. Ronaldo ishte i jashtëzakonshëm”, tha Messi në një intervistë për TyC Sports.

Kujtojmë se Ronaldo ka zhvilluar më shumë se 500 ndeshje, derisa ka shënuar afro 300 gola.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu