Koordinatori i Qendrës së Numërimit të Rezultateve (QNR), Burim Ahmetaj ka theksuar për T7 se janë shumë afër numërimit të votave me kusht dhe votave të diasporës shkruan GazetaFlash24.

Momentalisht po bëhet ardhja e materialit të ndjeshëm dhe se procesi shkon më ngadalë pasiqë tani jemi në fazën e numërimit të votave me kusht dhe ato të diasporës.

I pyetur se kur do të fillojë numërimi i votave për kandidatët për deputet, Ahmetaj deklaroi se është heret të thuhet sepse KQZ në bashkëpunim me QNR-në i verifikojnë votat me kusht nga here pasiqë duan të jenë të sigurtë që një person nuk ka votuar më shumë se një herë.

Prandaj pas numërimit të votave me kusht dhe diasporës, e që numërimi i tyre mund të filloj sonte në mesnatë, pas tyre do të fillojë edhe numërimi i votave të kandidatëve për deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës/GazetaFlash24.net/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu