Sot në orët e para të mëngjesit në qytetin e Gjilanit, një burrë me inicialet R.M, rreth 31-vjeçar, me sjellje arrogante dhe ofendime të ndryshme, e ka përzërë nga shtëpia gruan e tij V.M, rreth 29-vjeçare. Kjo ndodhi pas disa mosmarrëveshjeve verbale, me ç’rast është tensionuar edhe situata.

Gazeta Sinjali mëson se pas kësaj ngjarje, viktima në atë kohë, që thuhet se ka qenë në orët e para të mëngjesit, është detyruar të shkojë te familja e saj në fshatin Bresalc të Gjilanit, dhe më pas e ka lajmëruar Policinë.

Po ashtu, viktima tregon se e njëjta që rreth 11 vite është e martuar me të dyshuarin dhe kanë dy fëmijë.

Ndërkaq, persona të afërt me viktimën tregojnë se ajo ka qenë në vazhdimësi e malltretuar fizikisht dhe psiqikisht nga bashkëshorti i saj.

Ndryshe, i dyshuari është intervistuar në stacion policor dhe me vendim të prokurorit, i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu