Tre shtetasit e Lindjes të arrestuar sot nga Policia e Kosovës kishin qenë të kërkuar nga INTERPOL-i për një rast në një shtet tjetër.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Bajram Krasniqi ka treguar për Gazeta Insajderi se arrestimi i tyre u bërë vetëm në bazë të pamjes së tyre.

“Policia e Kosovës, Njësiti FAST Kosova, sot më 27.11.2020, në ora 11:00, ka arrestuar tre shtetas të huaj. Arrestimi ka ardhur pasi është pranuar informata nga INTERPOL-i, se shtetas nga lindja janë të kërkuar për një rast në një shtet tjetër”, ka thënë Krasniqi për Insajderin.

Tutje Krasniqi ka thënë se “Arrestimi i këtyre tre personave është bërë vetëm duke u bazuar në pamjen e tyre, pasi të njëjtit nuk posedojnë dokumente personale, Policia do ta trajtojë bashkë me institucione vendore dhe ndërkombëtare ketë rast dhe do të merren hapat e më tejmë bazuar në procedura ligjore”.

Gazeta Insajderi gjatë ditës së sotme ka raportuar lidhur me aksionin e policisë, që ishte zhvilluar në lagjen “Emshir” në Prishtinë. Sipas burimeve të Gazetës, një marokenë është arrestuar pasi ia ka hequr kokën një personit në Bosnje. /Insajderi.org

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu