Prokurorët e Gjykatës Speciale të cilët po merren me trajtimin e krimeve të pretenduara të luftës së Ushtrisë Çlirimatare të Kosovës janë mirë të njohur me rrethanat në Kosovë. Një pjesë e madhe e tyre kanë qenë prokurorë të EULEX-it për disa vite me radhë, duke u marrë kryesisht me trajtimin e krimeve të luftës, e që në shumë raste edhe kanë dështuar.
Njëri nga prokurorët që së fundi është punësuar në Hagë ëshë Cezary Michalczuk i cili deri para tre muajsh ka qenë udhëheqës i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë.
Ishte një nga bashkëpunëtorët më të afërt të shefës së BE-së në Kosovë, Natalie Apostolova, bashkë me ketë të fundi Cezary Michalczuk u takuan disa herë edhe me grupet parlamentare të Kuvendit të Kosovës, ku temë kryesore ishte Gjykata Speciale.
Në pozitën e shefit të sundimit të ligjit në Zyrën e BE-së, Michalczuk në fillim të këtij viti publikoi edhe raporte për konfiskimin e pasurisë. Por tash e tre muaj, nga Kosova Milhajlcug është emëruar si prokurorë në Gjykatën Speciale në Hagë.
Emërimin e tij si prokuror e kanë konfirmuar për RTK-në edhe nga zyra e Prokurorit të Specializuar. Madje, Michalczuk u paraqit në fundin e tetorit në seancën ndaj ish-pjestarit të UÇK-së Sali Mustafa.
RTK ka kërkuar një qëndrim edhe nga Zyra e BE-së në lidhje me performancën dhe angazhimin e Michalczuk në Kosovë por që ata nuk kanë pranuar të komentojnë.
Michalczukpër disa vite ka qenë edhe prokuror i EULEX-it, ishte udhqëheqës i hetimeve në rastin ‘Drenica’ ku u dënuan Sami Lushtaku, Sylejman Selimi e dhjetë pjestarë të UÇK-së për krime lufte.
Michalczuk kishte udhëhequr hetimet edhe për masakrën në Krushë të Vogël, por që ky krim serb kurr nuk arriti të dënohet.