Ish-komandanti i UÇK-së, Zenel Zekolli, iu është bashkuar partisë së Kadri Veselit.

Lajmin e ka konfirmuar vetë kryetari i këtij subjekti. Veseli përmes një statusi në llogarinë e tij në ‘Facebook’, ka shkruar se Zeneli është njeri i dëshmuar, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, që ka dhënë kontribut të çmuar për vendin tonë.

“Ish-komandanti i UÇK-së, Zenel Zekolli, pas luftës edhe nënkolonel i TMK-së, iu bashkua familjes sonë politike.

Zeneli është njeri i dëshmuar, me vlera të larta njerëzore dhe kombëtare, që ka dhënë kontribut të çmuar për vendin tonë.

Ishim bashkë në luftën kundër pushtuesit. Jemi bashkë edhe në luftën kundër korrupsionit.

Bashkohuni me mua. Bashkohuni me vizionin e PDK-së!”, ka shkruar Veseli.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu