Ish-eprori i lartë i UÇK-së dhe ish-agjenti i SHIK-ut, Naim Miftari, ka reaguar ndaj deklaratës së Baton Haxhiut, i cili tha se Kadri Veseli ka kërcyer nga një avion për të ardhë në luftë në Kosovë.

“Për shkak të motit të keq, aeroplani ushtarak s’ka mund të zbres në Aeroportin e Rinasit dhe Kadri Veseli bashkë me shokun e tij kanë kërcyer nga avioni për t’u nisur në Kosovë që të niseshin për luftë sepse luftëtarët ishin atje. Aeroplani nuk ka zbritur, po Kadri Veseli ka kërcyer nga avioni. Ky është Kadri Veseli”, ka deklaruar Haxhiu.Por, Miftari duke e ditur që kjo deklaratë e Batonit nuk është e vërtetë, thotë se, pilot i këtij avioni ishte pikërisht Baton Haxhiu bashkëpunëtori i Ivica Stanishiqit.Sipas Miftarit ky avion ishte i DGSE-së franceze.

Ai tregon tutje se disa pjesëtarë të prezantuar si oficerë të DGSE-së kishin shkuar edhe në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK-së në Berishë.

Postimi i plotë:

Qaty m’u ka pas dhimbsur shumë Kadrija se ka pat perky qafen dhe këmbën duke kërcyer prej aeroplanit ushtarak të DGSE shërbimi sekret Franceze e pilot i këtij ,”aeroplani” ka qenë Batoni i Ivica Stanishiqit të UDB-së.Tregoni dikush Batonit se 1999 në të njëjtin aeroport nga i njëjti “aeroplan” ushtarak i DGSE shërbimi sekret Francez kanë pat ”kërcyer” (me kontejner) njëjtë dhjetëra ushtar tonë të trajnuar pas luftës në Francë për të mbrojt dhe për të vrarë njerëz pas luftës, tregoni dikush Stanes.

Dhe a i ka tregu Batkos shoku i vet Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi se si i kanë sjell spiunët e shërbimit sekret DGSE Franceze në Shtabin e Përgjithshëm të UÇK në Berishë dhe i kanë prezantua si oficerë ushtarak Anglez të SAS-it.

Si u nda Mitrovica pastaj nga KFOR-i Francez dhe nga të njëjtit oficerë Francez që kishin qenë në Berishë në shtabin e UÇK kjo punë po më çudit se..!Baton as ne G2 i UÇK nuk kem hëngër bari ja kashtë të gjithë thuaj Stanishiqit por thuaju edhe dy dostave tuaj mos shitni filma të lodht.!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu