Autoritetet iraniane do të shpallin një vendim sonte për një fazë të re në zvogëlimin e angazhimeve në bazë të marrëveshjes së programit bërthamor, tha zëdhënësi i Ministritë së Jashtme të Iranit Abbas Mousavi.

Sipas tij, vendimi për uljen e detyrimeve ishte marrë më herët, por në dritën e vrasjes së gjeneralit Qassem Soleimani do të ketë disa ndryshime në atë vendim.

Çështja do të diskutohet në takimin sonte, shtoi Mousavi, pa specifikuar detaje të tjera.

Irani filloi të zvogëlojë angazhimet për marrëveshjen e programit bërthamor në maj në përgjigje të tërheqjes së njëanshme të SHBA nga marrëveshja e arritur në vitin 2015 pas disa muaj bisedimesh të vështira.

Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit të shtunën kërcënoi të hakmerrej për vdekjen e gjeneralit Qassem Soleimani, i cili u vra të premten me urdhër të presidentit të SHBA-së Donald Trump.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu