Aktivistja e të drejtave të grave, Arta Avdiu para disa ditëve ka ngritur një shqetësim rreth sjelljeve të Policisë së Kosovës. Ndërsa nga Inspektoriat Policor i Kosovës kanë thënë se ka filluar një hetim.

Avdiu ka shkruar në Facebook, se një numër i madh i pjesëtarëve të Policisë së Kosovës nuk janë në nivelin e detyrës dhe se po i ndalin vajzat dhe gratë për t’ua kërkuar numrin e telefonit se sa për ndonjë shkelje që ato mund të kenë bërë.

E për këtë rast ka folur Inspektoriati Policor i Kosovës.

Në një përgjigje për Periskopin nga IPK’ja thanë se nuk kanë pranuar ndonjë ankesë për shqetësimin e ngritur nga aktivistja e drejtave të grave, Arta Avdiu.

IPK kanë thënë se për këto ka fillur një hetim që është në fazën e parë të grumbullimit të informatave.

“Inspektorati Policor i Kosovës përkatësisht Departamenti i Menaxhimit të Ankesave nuk kanë pranuar ndonjë ankesë, sidoçoftë mirëpo pas raportimit në media ka filluar një hetim preliminar dhe është në fazën e grumbullimit të informatave.”, thuhet në përgjigjen e IPK’së dhënë Periskopit.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu