Njohësi i çështje politike në vend Imer Mushkolaj në një prononcim për Gazeta Blic ka komentuar kërkesën e tre subjekteve politike për rinumërim të votave.Ai e sheh këtë kërkesë si qasje dëshpëruese të partive që nuk janë të kënaqura me rezultatin zgjedhor.Mushkolaj, thekson se nuk ka nevojë për rinumërim, e sidomos tani kur kjo kërkesë vjen nga partitë që nuk kanë dalë mirë nga zgjedhjet.

“Partitë që nuk fitojnë është e natyrshme që dyshojnë dhe kërkojnë rinumërim. Nuk besoj që ka nevojë për rinumërim në nivel të Kosovës, natyrisht mund të shkojë në rinumërim ndonjë qendër votimi por jo e gjithë Kosova.

Këto parti po e bëjnë tani kërkesën ndërkohë që nga e diela nuk u ankuan, pra po të kishte dyshime të bazuara tek partitë politike ato mund ta bënin që nga mbyllja e vendvotimeve dhe nga fillimi i procesit të numërimit të votave. Tash kur e ka pa LDK-ja se është e pamundur të dalë subjekti i parë po e përdor kartën që të shkohet në rinumërim edhe Nisma gjithashtu kur e ka pa rrezikun se nuk e kalon pragun po dëshiron rinumërim të votave.

Kjo është një qasje dëshpëruese e partive që nuk janë të kënaqura me rezultatin dhe kërkojnë që nëpërmjet rinumërimit ta nxjerrin ndonjë vote më shumë”, u shpreh ai.Mushkolaj, tutje i cilëson jashtëzakonisht të mira zgjedhjet e 6 tetorit.“Zgjedhjet e 6 tetorit kanë qene jashtëzakonisht të mira, shumë mirë të organizuara dhe është dëshmuar një kulturë e lartë e njerëzve që kanë dalë për të votuar. Ka pas raste të fotografimit të votës por në të kaluarën gjendja kaq qenë më keq ka pasur edhe përplasje fizike, pra kjo do të thotë se Kosova ka avancuar në këtë aspekt .Kosova qëndron shumë mire në procesin e organizimit të zgjedhjeve në krahasim me vendet e tjera të rajonit” thotë Mushkolaj.
Ndryshe, pas numërimit të 98.47 për qind të votave, PDK-ja është e treta në renditje me 21.25 për qind apo 167402 vota. VV-ja prin me 25.51 për qind, ndërsa LDK-ja ka 24.82 për qind.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu