Pacientët e infektuar me koronavirus në Kosovë po trajtohen në disa klinika të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, shkruan Gazeta Sinjali.
Djali i një personi që ka vdekur dje nga ky virus po dyshon se babai i tij nuk është trajtuar si duhet nga stafi mjekësor në repartin intensiv të QKUK-së.
Kështu kanë bërë të ditur për Gazetën Sinjali persona të afërt me familjarët e viktimës, të cilët në kushte anonimiteti kanë treguar se djali i viktimës ka hapur rast në Polici lidhur me këto dyshime.
Gazeta Sinjali ka provuar të kontaktojë edhe me Policinë e Kosovës, por të njëjtit ende nuk kanë kthyer përgjigje.