Xhihadisti adoleshent i cili i preu kokën një mësuesi francez në Paris për shfaqjen e karikaturave të profetit Muhamed dhe i vrarë nga policia franceze është pritur si hero në vendin e tij Çeçeni, ndërsa në funeral kanë marrë pjesë shumë njerëz.

Një video e filmuar gjatë ceremonisë së varrimit është postuar nën mbishkrimin “Luani i Islamit ka mbërritur në tokën e tij amtare sot”.

Oficerët vendosën përforcime për të ndaluar më shumë turma të hynin në fshat gjatë ceremonisë. Udhëheqësi i Çeçenisë Ramzan Kadyrov tha se Franca ishte “duke i detyruar njerëzit në terrorizëm” duke mbrojtur karikaturat satirike.

Të shtunën trupi i vrasësit 18-vjeçar Abdullakh Anzorov u transportua nga Franca në Chencyna, një shtet me shumicë myslimane në jug të Rusisë.

Anzorov nuk kishte asnjë lidhje të njohur me Samuel Paty përveç se dëgjoi përmes mediave sociale. Ai pagoi studentët për të identifikuar mësuesin para vrasjes së rëndë, duke u thënë atyre se donte ta “poshtëronte dhe godiste”.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu