Transferimi më i shtrenjtë në histori të Arsenalit, Nicolas Pepe zhvilloi një ndeshje aspak të mirë ndaj Manchester United.

Në fakt, ai ishte ndër lojtarët më të dobët në ndeshje, përcjell GazetaBlic.

Pepe kishte vetëm 17 pasime në ndeshje dhe humbi posedimin 17 herë – më shumë se çdo lojtar i Arsenalit – ndërsa ai gjithashtu nuk arriti të krijojë asnjë shans të vetëm në lojë dhe pati veç një goditje në kuadrat të portës.

Axel Tuanzebe, i cili ka luajtur në ndeshjen e tij të parë në Premier League që nga viti 2017, pati një punë mjaft të rehatshme pas performancës joekzistente nga Pepe.

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu