Mëngjesin e sotëm një 20 vjeçare humbi jetën gjatë lindjes në spitalin e Gjirokastrës. Viktima është 20 vjeçarja Klea Muxhaj.
Spitali rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër ka zbuluar së fundmi arsyen e vdekjes së saj. E reja ka pasur komplikacione të rënda pas operacionit, që i kanë sjellë vdekjen.
Njoftimi i spitalit:
Spitali Rajonal i Gjirokastrës i shpreh ngushëllimet familjarëve për humbjen e të ndjerës, 20 vjeçares me inicialet K.M., e cila është trajtuar në këtë spital mbrëmjen e djeshme. Menjëherë sapo është paraqitur në spital 20 vjeçarja është asistuar nga mjekët dhe ka sjellë në jetë foshnjen e saj shëndoshë e mirë.
Pas ndërhyrjes operatore, e reja ka patur komplikalcione të rënda dhe megjithë përpjekjet e mëdha të stafit mjekësor nuk ka arritur të mbijetojë. Pritet të kryehet ekspertiza mjekoligjore për ngjarjen. Spitali i Gjirokastrës siguron qytetarët që stafi i kualifikuar i spitalit tonë është në shërbim 24/7 për pacientët.
WhatsAppViberCopy Link