Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se në një periudhë jo të largët kohore partitë duhet të vendosin nëse duan zgjedhje të reja, apo do të pajtohen për një emër të ri për postin e presidentit.Në një konferencë për media të premten, Hoti ka thënë se pas dorëheqjes së presidentit Hashim Thaçi për t’u paraqitur para Gjykatës Speciale pas ngritjes së aktakuzës për krime lufte në vend është krijuar rrethanë e re, që ka dy rrugë për zgjidhje.
“Presidenti i vendit nuk është në detyrë, ka dhënë dorëheqje e që nënkupton se ne duhet të ndërmarrim hapat dhe veprimet kushtetuese. Janë dy rrugë, partitë duhet të bëhen bashkë për t’u dakorduar për presidentin e ri, ose të dakordohen për të caktuar datën për zgjedhjet e parakohshme. Kanë ndodhur para një jave. Ende s’kemi filluar konsultimet e brendshme me partitë për të parë cili është disponimi. Kemi deklarime publike të partive të ndryshme karshi kësaj teme, por po besoj së shpejti për disa ditë, disa javë, ulemi të gjitha partitë e të flasim si njerëz të civilizuar, si parti të përgjegjshme për të gjetur zgjidhje për qytetarët”, ka thënë ai.

Hoti ka refuzuar të komentojë deklaratën e Listës Serbe, partnerit qeverisës, që i cilësoi histerike reagimet e krerëve politikë në Kosovë ndaj deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiq, pasi ai krahasoi Kosovën me rajonin e Nagorni-Karabakhut, e që sipas tij, është dëshmi se si mund të kthehen përleshjet e armatosura si pasojë e konflikteve të ngrira.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu