Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës është kundër idesë së kryeministrit Hoti, për mbyllje totale.Rukiqi thotë se komentet e tij i dha edhe në komitetin për menaxhimin e pandemisë.Ai deklaron për Gazeta Blic se mbyllja totale do linte pasoja të pariparueshme për ekonominë.

“I kam dhënë komentet e mija edhe në komitetitn për menaxhimin e pandemisë. Mbyllja totale nuk është zgjidhje, duhet të shikohen edhe vendet e tjera mbyllja totale nuk jep zgjdihje, ndoshta do ketë ndonjë rezultat atu ktu, por do lejë pasoja të pariparueshme në ekonomi“, deklaroi Rukiqi .Rukiqi për Gazeta Blic thotë se duhet të gjenden një mes.
E mesi sipas tij është zbatimi i masave dhe përkrahja financiare e bizneseve.

” Duhet me u gjetë një mes dhe ne besojmë që mesi është zbatimi strikt i masave në një anë dhe në të njejtën kohë sektori privat duhet të përkrahet me masa financiare“, thotë Rukiqi .Kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti ka deklaruar se për shkak të situatës epidemiologjike vendi mund po shkon drejt mbylljes totale.Hoti ka deklaruar se i kupton shqetësime e bizneseve por se primar është ruajtja e shëndetit publik.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu