Kryeministri  Avdullah Hoti, i ka reaguar sot ministres së Punëve të Jashtme, Meliza Haradinajt, në lidhje me presidentin serb, Aleksandar Vucic se nuk do të lejohet të hyjë në Kosovë përderisa nuk kërkon falje për krimet që ka kryer krimineli Milosevic ndaj shqiptarëve.

Hoti duke dashur të tregoj se kush është shefi i Qeverisë së Kosovës, ka deklaruar para gazetarëve se qëndrime të tilla sikurse çështja me Vucicin i jep vetëm kryeministri.

Kryeministri tha se mund të ketë qëndrime të caktuara të ministrave përkatës, por që ato duhet të koordinohen.

“Qëndrimet zyrtare të Qeverisë i përfaqësojë unë, sigurohem që të koordinonen çështjet me ministrat përkatës, mund të kenë ndonjëherë qëndrime të caktuara por në fund koordinohet”, ka thënë Hoti.

Hoti ka reaguar pas një situate të djeshme ku ministria Hardinaj tha se Vucicit nuk do t’i lejohet të hyjë në Kosovë pa kërkuar falje.

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu