Dashi
Me mbështetjen që Hëna dhe Urani i japin shenjës suaj, duke mos harruar edhe miqtë, do keni një ditë të mrekullueshme. Një ftesë ardhur për ju, do ju mundësojë të njihni shumë njerëz të rinj dhe interesantë për ambiciet tuaja në projekte të ndryshme. Shfrytëzojeni në maksimum çdo gjë në favorin tuaj.

Demi
Dita e sotme do ju angazhojë me shumë evente dhe aktivitete, projekte këto që presin të mbyllen me sukses vetëm nga ju. Pritshmëritë tuaja janë shumë të mëdha, dhe kjo gjë do ju marrë shumë kohë. Familjarët do ju vënë në dukje mungesën e gjatë në shtëpi.

Binjakët
Koha është në favorin tuaj. Pas një ngarkese shumë të madhe, ju do të gjeni mundësinë të merreni edhe me dëshirat tuaja, të cilat prej angazhimeve i kishit lënë disi pas dore. Një takim mes miqsh do ju bëjë të jeni pjesë e një bisede shumë të ngrohtë. Ju kishte munguar kjo kohë.

Gaforrja
Nëse jeni duke përjetuar një histori që mendoni se është vërtet e rëndësishme për ju, nuk duhet të mbani asnjë sekret me partnerin. Mund ta thoni pa ndrojtje çfarë keni, sepse do jetë gjithçka më e lehtë, si për të, edhe për ju. Kohën e lirë e keni shumë të pakët, ndaj bëni një balancë të gjërave, që të jeni të kompletuar.

Luani
Nëse ka diçka që ju Luanët nuk e toleroni te të tjerët, është që ata të ndërhyjnë në jetën tuaj private pa ju takuar. Kjo ju takon juve t’ua bëni të qartë deri ku është kufiri, sepse në ambientet që ju rrethojnë, ka shumë njerëz që duan të përfshihen kudo. Mos e shqetësoni veten me këtë pjesë, thjesht qëndroni indiferentë dhe do ta kuptojnë vetë.

Virgjëresha
Motoja që do t’ju shoqërojë sot gjithë ditën është: “Dhënia e besimi përkthehet në sukses”. Falë stafit që ju keni përkrah, çdo gjë po shkon siç e prisnit. Meritën më të madhe për sukseset tuaja e kanë partneri dhe familja. Vendi i parë me të cilin ju zgjidhni të këshilloheni janë pikërisht këta të dy.

Peshorja
Në ditën e sotme do mbizotërojnë dy karakteristika te ju, fortësia dhe mënyra e ekuilibruar, që ju shoqëron gjithmonë. Miqtë tuaj e ndjejnë veten me fat, sepse t’ju kesh ju pranë sjell vetëm qetësi. Mos lini pas dore punët tuaja ndërkohë, sepse dashamirësia juaj ndaj të tjerëve ndonjëherë ju ndikon në kohën që duhet të merrni për vete.

Akrepi
Një ndryshim planesh pritet për ju sot, dhe nëse nuk ngrini zërin në vendin e duhur, mund ta përjetoni sërish këtë situatë. Pikërisht sot është dita e duhur që ju të tregoheni të duruar, sepse nuk ju favorizon të tregoni anën tjetër tuaj. Bëni durim, pasi çdo gjë do marrë kthesën e duhur.

Shigjetari
Takime të paparashikueshme me njerëz të shumëpritur do t’ju ngrohin emocionalisht. Pozicionimi i Venusit dhe Uranit do t’ju zgjojë burime të mira simpatie, përshtatshmërie me kolegët dhe një frymë të re për aventura të paprovuara më parë. Jini të lirshëm dhe eksperimentoni.

Bricjapi
Do të ndiheni mjaft të hutuar sot dhe do të keni disa trazira në jetën tuaj sentimentale. Në përgjithësi do ta kaloni ditën pa lajme të mëdha ose organizime të veçanta, ama do të keni energjinë e duhur për të mos u dorëzuar në punët e ndërmarra.

Ujori
Harmonia e Venusit dhe Uranit do t’jua bëjë ditën tuaj sa më qesharake edhe në momente pauze. Çdo çështje sot do ta kaloni me sportivitet e do të jetë gjëja më e mirë, pasi në fund të ditës do kuptoni që disa probleme nuk ishin vërtet madhore.

Peshqit
Çdo dekurajim dhe dyshim që do të ngrihet për ju, do t’jua ngarkojë ditën, duke ju bërë disi nervoz. Analizojeni çdo problem në mënyrë të detajuar deri në thellësi, që të gjeni se ku çalon kleçka. Veproni me qetësi, se nuk ka gjë që nuk zgjidhet!

Loading...

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu