Sot është dita e zgjedhjeve dhe të gjithë politikanët kanë bërë ftesë për dalje në votime shkruan GazetaFlash24.

Të njëjtën gjë e ka bërë edhe i pari i shtetit Hashim Thaçi me një njoftim në facebook, duke i ftuar të gjithë qytetarët të dalin në zgjedhje.

Ja postimi i plotë i Presidentit:

Sot Kosova zgjedh legjislaturën e re, që do të nxjerrë edhe qeverinë e re të Kosovës, e cila duhet të përmirësojë jetën e qytetarëve tanë dhe të përballet me sfidat që i kemi përpara. Prandaj, ftoj për një pjesëmarrje sa më të madhe, për një proces elektoral të drejtë, të lirë dhe fer. Kemi ndërtuar traditë të zgjedhjeve të mira dhe të pranuara nga të gjithë. Sot le të fitojë Kosova. HTH

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu