Në një letër drejtuar Gjyqtarit të Procedurës Paraprake, Nicola Guillou, kryeprokurori i gjykatës speciale të Hagës Jack Smith ka rënditur arsyet dhe faktet se përse ish presidenti i Kosovës Hashim Thaçi duhet të dënohet me denim maksimal dhe me procedur të përshpejtuar të dërgohet në paraburgim. Kjo kërkesë e tija është publikuar edhe në faqen zyrtare të gjykatës speciale të Hagës.

Fillimisht kryeprokuri Smith kishte kërkuar zyrtarisht nga gjykata e Hagës paraburgim për z. Thaçi pasiqë aktakuza e pakonfirmuar për të ishte bërë publike dhe i njejti kishte shprehur shqetësimin e tij për aratisjen eventuale të z.Thaçi. I njejti në letrën e tij kishte pretenduar se Hashim Thaçi mund të kryente edhe Krime tjera dhe në rast të atillë do të pengoheshte procedura e mëtejshme e Speciales, ndërsa i njejti pohon se akuzat e ngritura kundër Hashim Thaçit janë tepër të forta dhe të njejtat mund të sjellin burgim të përjetshëm për të.

“Përderisa të dhëna të caktuara dhe të përgjithshme në lidhje me aktakuzën e dorëzuar dhe të pakonfirmuar janë publikuar, ndjenja nxitëse e z.Thaçi për t’u arratisur, për t’i penguar procedurat dhe për të kryer krime të mëtutjeshme do të rritet drastikisht posa ai të informohet për aktakuzën e konfirmuar dhe për hollësitë e akuzave të konfirmuara, të cilat mund të sjellin dënim me burgim të përjetshëm”,thuhet në dokumentin që Jack Smith ia ka dërguar gjyqtarit të Procedurës Paraprake.

Në këtë shkrim të kryeprokurorit të gjykatës së Hagës vërehet qarte tendenca dhe insistimi i tij për paraburgim të menjëhershëm të Hashim Thaçit!

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu