Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Daut Haradinaj ka thënë se ish-presidenti, Hashim Thaçi ka qenë gabim kur kishte deklaruar se kushdo që ka votuar kundër Gjykatës Speciale me apo pa vetëdije, i ka bërë dëm të madh Kosovës.

Haradinaj po ashtu tregoi se pak ditë para se Thaçi të nisej për në Hagë, ai e kishte takuar dhe i kishte thënë “zotëri president më vjen keq, siç duket ti ke me marrë rrugë”.

“Edhe vetë Thaçi me atë shprehjen e famshme që kushdo që ka votuar kundër Gjykatës me apo pa vetëdije i ka bërë dëm të madh Kosovës. Unë vetë kam pasur kontakt me të dhe i kam thënë je fatalisht gabim por do ta dëshmojmë me kohë”, tha Haradinaj në Kanal 10.

“Pak ditë para se me udhëtu ai, e kam taku blic, kemi pi kafe shpejt e shpejt dhe i kam thënë zotëri president më vjen keq, siç duket ti ke me marrë rrugë, por do ta kesh përkrahjen e parezervë timen të familjes, politike çkado që mundemi me kontribu që emri yt me u pastru dhe me u kthy në Kosovë, në punë e në familje”, u shpreh Haradinaj. / Sinjali/

SHPËRNDAJE

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu